Bashkëluftëtari i Sahit Jasharit, Lahi Brahimaj, ka shkruar për ndarjen nga jeta të shokut të tij të armëve, Sahit Jashari, i cili ka ndërruar jetë dje. Ai kujton se Sahiti ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së.
“Sahiti ka qenë njëri prej celulave të para të UÇK-së dhe do të mbetet përherë ikonë e luftës çlirimtare, sa të jetojë Kosova.
Me duar të shtrënguara e krah për krah kemi qenë që nga fillimi i viteve ’90 e deri në ndarjen tënde nga ne. Ishe bashkëluftëtar, mik e shok i vërtetë, besnik në çdo kohë dhe në çdo sfidë.
Pusho i qetë pranë bacit Hamit, nënës Salë dhe anëtarëve të tjerë të familjes së madhe Jashari.”/Raporto24/


