Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.
Skuadra nga Suhareka është dënuar me një gjobë të majme prej 200 mijë eurosh për shkak të vonesave në shlyerjen e borxheve. Ballkani ndan vlerën më të lartë të gjobës në këtë listë të sanksioneve bashkë me klubin rumun, CFR Cluj.
Gjobat e plota të shqiptuara nga UEFA për klubet e përfshira janë:
FC Ballkani (KOS) – 200,000 €CFR 1907 Cluj (ROU) – 200,000 €FK Buduçnost Podgorica (MNE) – 95,000 €FC Ordabasi Shymkent (KAZ) – 75,000 €FK Sarajevo (BIH) – 20,000 €Atletik Bilbao (ESP) – 10,000 €
Përveç gjobës financiare, situata bëhet akoma më alarmante për ekipin kosovar. Për shkak të rrethanave rënduese konkretisht përsëritjes së shkeljeve dhe vonesave të pagesave për më shumë se 90 ditë UEFA i ka shqiptuar Ballkanit edhe një përjashtim me kusht nga garat evropiane.
Ky pezullim është vendosur për një periudhë prove prej dy sezonesh dhe do të aktivizohet automatikisht nëse klubi suharekas do të ketë sërish vonesa në pagesa përgjatë sezoneve 2026/27 dhe 2027/28.
KosovaPress


