Marrëveshja e Trump me Iranin nxit debat, por i sjell përfitime politike

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me kritika lidhur me marrëveshjen e fundit me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit, një marrëveshje që shumë kundërshtarë e konsiderojnë të dobët dhe me pasoja afatgjata për interesat e SHBA-së.
Gjatë një deklarate në Francë, Trump mbrojti vendimin e tij duke theksuar se synimi kryesor ishte shmangia e një krize ekonomike. “Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike. Nëse situata do të vazhdonte, kjo mund të ndodhte”, u shpreh ai,shkrusn Cnn trasmeton Raporto24
Analistët vlerësojnë se deklarata tregon se Trump po i kushton rëndësi ndikimit ekonomik dhe reagimit të tregjeve financiare, veçanërisht në një periudhë me presion të lartë politik. Sipas tyre, presidenti amerikan po kërkon përfitime të shpejta politike, edhe nëse kjo mund të dobësojë pozicionin negociues të SHBA-së në bisedimet e ardhshme me Iranin.
Marrëveshja parashikon lehtësim të sanksioneve dhe mund t’i sigurojë Teheranit miliarda dollarë të ardhura, çka ka shkaktuar reagime të forta në Uashington. Disa republikanë kanë paralajmëruar se kjo qasje rrezikon të zbehë ndikimin amerikan në negociatat vendimtare për programin bërthamor iranian.
Megjithatë, Trump vazhdon ta paraqesë marrëveshjen si një sukses diplomatik që shmangu përshkallëzimin e konfliktit dhe mbrojti ekonominë amerikane nga pasojat e një lufte më të gjerë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU