Gazi amerikan, Kërçeli i kundërpërgjigjet Hotit: Mbrojeni LDK-në, për aleanca ka kush kujdeset

Gazi amerikan, Kërçeli i kundërpërgjigjet Hotit: Mbrojeni LDK-në, për aleanca ka kush kujdeset

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, iu kundërpërgjigj thirrjes së ish-kryeministrit nga radhët e LDK-s, Avdullah Hoti, për protestën në mbështetje të projektit të gazit amerikan.

“Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së. Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, shkroi Kërçeli në Facebook.

Hoti, duke kritikuar Qeverinë në detyrë për refuzimin e projektit t gazit amerikan, të shtunën u bëri thirrje odave ekonomike, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve e qytetarëve që të bashkohen në protestë për gazin amerikan, duke vlerësuar se Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor jashtë këtij projekti.

Me këtë rast, Hoti e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosjen për qasje antiamerikane.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU