New York-u Vishet Kuq e Zi: Shqiptarët Bashkohen në Paradën e Madhe Shqiptare

New York-u sot u mbulua me ngjyrat kuq e zi. Qindra shoqata shqiptare u mblodhën dhe marshuan së bashku në Paradën Shqiptare, një traditë që prej vitesh bashkon komunitetin shqiptar në Amerikë,Raporton Raporto24/

Me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe flamuj të Kosovës, shqiptarët dolën në rrugët e New York-ut duke festuar identitetin, kulturën dhe traditat e tyre. Policë shqiptarë që punojnë në Amerikë, së bashku me familjet e tyre, morën pjesë në paradë, duke marshuar edhe me motorë policie, ndërsa mijëra emigrantë u bashkuan me flamuj dhe mesazhe uniteti.

Parada u shoqërua me thirrje për çështje kombëtare dhe me atmosferë festive. Shqiptarët ecën në një nga rrugët kryesore të qytetit, duke sjellë një pamje të veçantë të krenarisë dhe bashkimit kombëtar.

Pas përfundimit të paradës, festa vazhdoi me koncert, këngë dhe valle shqiptare, duke kthyer New York-un në një skenë të madhe të kulturës shqiptare.

Parada Shqiptare në New York, e mbajtur çdo vit, është kthyer në një traditë të rëndësishme që më 20 qershor bashkon shqiptarët nga të gjitha trevat dhe brezat./Raporto24/

Foto:Blerim uka

Foto:Blerim Uka/Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU