Spanja ka siguruar një fitore bindëse ndaj Arabisë Saudite me rezultat 4-0, në një ndeshje ku dominimi i iberikëve ishte i padiskutueshëm nga fillimi deri në fund.
Serinë e golave e hapi talenti i ri Lamine Yamal, i cili zhbllokoi rezultatin dhe i dha epërsinë skuadrës spanjolle,shkruan Raporto24
Më pas në skenë doli sulmuesi Mikel Oyarzabal, që realizoi dy gola të shpejtë, duke e thelluar avantazhin dhe duke vulosur epërsinë e “Furisë së Kuqe”.
Goli i katërt dhe i fundit erdhi pas një autogoli të mbrojtësit saudit Hassan Tambakti, i cili devijoi topin në rrjetën e portës së tij, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-0 në favor të Spanjës/Raporto24/


