Futbollisti kosovar, Bernard Berisha, nuk do të jetë më pjesë e Dinamo Cityt në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari nga Peja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se ka arritur marrëveshje me klubin për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe tashmë është lojtar i lirë, shkruan Indeksonline
Pas marrëveshjes me klubin Dinamo, nga sot jam lojtar i lirë. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për presidentin e klubit, stafin, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët e Dinamos për mbështetjen dhe respektin gjatë kësaj periudhe. Ishte një nder të isha pjesë e këtij klubi dhe ju jam falënderues për çdo moment të përbashkët”, ka shkruar Berisha.
Mesfushori ofensiv ka falënderuar gjithashtu klubin për bashkëpunimin dhe i ka uruar suksese në vazhdim, si në kampionat ashtu edhe në sfidat e ardhshme.
“Ndërsa për mua fillon një kapitull i ri. Shumë shpejt do t’ju njoftoj edhe me skuadrën time të ardhshme”, shtoi ai.


