Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka nënshkruar kontratë për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve shëndetësore për ish-presidentët e Kosovës, si dhe sigurimeve në udhëtim.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së kuotimit, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët, shkruan IndeksOnline.
Kontrata, me kohëzgjatje 12-mujore, financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës dhe ka vlerë prej 9260 eurosh.
Operatori ekonomik fitues është kompania “SIGAL Insurance Group SH.A.”, me të cilën kontrata u nënshkrua më 18 qershor.
Në këtë aktivitet është pranuar vetëm një ofertë, e cila edhe është vlerësuar si e përgjegjshme.
Shërbimet e kontraktuara kanë të bëjnë me sigurimin shëndetësor të ish-presidentëve në përputhje me Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës, si dhe mbulimin e sigurimeve gjatë udhëtimeve.
Ky është dokumenti i plotë:


