Venezuela tronditet nga dy tërmete të fuqishme, frikë për viktima dhe dëme të mëdha.

Venezuela u godit nga dy tërmete të fuqishme brenda më pak se një minute të mërkurën, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa zona të vendit

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë me magnitudë 7.2 goditi pranë qytetit San Felipe, kryeqyteti i shtetit Yaracuy, pak pas orës 18:04 sipas kohës lokale. Vetëm 40 sekonda më vonë, një tërmet edhe më i fuqishëm me magnitudë 7.5 u regjistrua rreth 23 kilometra në juglindje të Yumare.

Lëkundjet e forta shkaktuan shembjen e disa ndërtesave në kryeqytetin Caracas, ndërsa mijëra banorë dolën me nxitim në rrugë për t’u shpëtuar pasojave të mundshme.

USGS paralajmëroi se tërmetet mund të kenë shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha infrastrukturore, megjithëse bilanci i plotë i pasojave ende nuk është bërë i ditur. Autoritetet venezueliane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe 24/ angazhuar ekipet e emergjencës dhe forcat e sigurisë në të gjithë vendin.

Ngjarja vjen në një moment të vështirë për Venezuelën, e cila vazhdon të përballet me krizë politike dhe ekonomike. Tërmetet ndodhën në një ditë festive kombëtare, kur shumë qytetarë ndodheshin në shtëpi ose merrnin pjesë në aktivitete publike./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU