Tërmetet e fuqishme tronditin Venezuelën, ndërtesa të shkatërruara dhe panik në aeroportin e Maiquetías

Venezuela është përfshirë nga paniku pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe frikë te mijëra banorë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa të dëmtuara, xhama të thyer dhe rrugë të mbuluara me mbetje nga fasadat e ndërtesave në zona të ndryshme të Caracasit. Shumë qytetarë u larguan me nxitim nga banesat dhe objektet tregtare, duke qëndruar jashtë për më shumë se një orë nga frika e pasgoditjeve,shkruan  Raporto24
Situatë e tensionuar është raportuar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Simón Bolívar” në Maiquetía, ku pasagjerët u evakuuan pas lëkundjeve të forta. Dëme strukturore u raportuan në terminal dhe fluturimet u pezulluan përkohësisht për kontroll të sigurisë.
Ekipet e emergjencës dhe autoritetet vazhdojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa ende nuk është publikuar një bilanc përfundimtar i viktimave./Raporto24/

 

Video😥🎥

https://www.facebook.com/sinaloaenlinea/videos/el-aeropuerto-internacional-sim%C3%B3n-bol%C3%ADvar-en-maiquet%C3%ADa-con-graves-da%C3%B1os-tras-el-/897586793383111

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU