Një motoçikletë tre-rrotëshe me vlerë rreth 2 mijë euro është raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 23 qershor 2026, ku një ankues mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse, me qëllim identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.





