Ylli brazilian, Neymar, bëri një rikthim emocionues me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës 2026, teksa “Seleçao” mposhti Skocinë rezultatin bindës 3-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
34-vjeçari, i cili nuk kishte luajtur për Brazilin që nga tetori i vitit 2023 në një ndeshje kualifikuese ndaj Uruguait, u aktivizua në minutën e 76-të, duke zëvendësuar Matheus Cunha, në momentin kur skuadra braziliane kishte siguruar tashmë fitoren, ndërsa i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta nderuar.
https://x.com/itolindoo/status/2069929585727148178?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2069929585727148178%7Ctwgr%5Eb29fa73bbf7d85f4acf8d4932a03f0f13ae878cc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2026%2F06%2F25%2Fvideo-i-gjithe-stadiumi-ne-kembe-momenti-kur-neymar-rikthehet-ne-fushe-me-brazilin-ylli-i-santosit-nuk-i-mban-dot-lotet%2F
Rikthimi i Neymarit ishte veçanërisht emocional. Sulmuesi brazilian u pa duke fshirë lotët sapo hyri në fushën e stadiumit në Miami, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes përqafoi shokët e skuadrës dhe familjarët e tij.
Për Neymarin kjo ishte paraqitja e 129-të me fanellën e Brazilit, duke shtuar një tjetër kapitull në karrierën e tij të jashtëzakonshme me kombëtaren.
Edhe pse ishte një përfshirje disi surprizë në listën e trajnerit Carlo Ancelotti për Kupën e Botës, Neymar ia doli të rikuperohej nga një dëmtim në pulpë dhe të ishte i gatshëm për ndeshjen e fundit të grupit.
Megjithëse nuk pritet të jetë titullar i padiskutueshëm në një skuadër që ka emra si Vinícius Júnior, Raphinha dhe Matheus Cunha, rikthimi i tij është një lajm i madh për Brazilin në prag të fazës me eliminim direkt.
Video👇🎥