Aksident trafiku mes dy veturave në Pejë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në Pejë, ku si pasojë e tij, janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera që kanë qenë të parkuara.

Po ashtu, si pasojë e këtij rasti, nga zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova, është bërë e ditur se janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura, por janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera të cilat ishin të parkuara. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, përfundoi zëdhënësi i Policisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU