Një grua ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Lipjan, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 25 qershor 2026, rreth orës 09:55, pasi një dëshmitare ka raportuar se viktima, shtetase e Kosovës, papritur është rrëzuar në tokë në rrethana të panjohura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e gruas.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.





