Kosovën e pret vikendi më i nxehtë i vitit, temperaturat deri në 37°C

Kosova pritet të përjetojë fundjavën më të nxehtë të shtatë muajve të parë të këtij viti, me temperatura maksimale mesatare që do të lëvizin ndërmjet 34 dhe 35 gradë Celsius, ndërsa në disa qytete termometri pritet të arrijë deri në 37 gradë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, vala e të nxehtit me origjinë nga Afrika do të përfshijë vendin, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta.
Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, me të paktën pesë ditë radhazi me vapë përvëluese. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU