Raissa Bellini ka tërhequr vëmendjen në tribunat e Kupës së Botës 2026, ku u shfaq duke mbështetur kombëtaren e Shteteve të Bashkuara, shkruan Raporto24.
E veshur me një reçipetë me ngjyrat e flamurit amerikan dhe me një shall të Botërorit mbi supe, ajo festoi me tifozët amerikanë, ndërsa momentet i ndau edhe në rrjetet sociale. Në një video të publikuar prej saj, Bellini shkroi: “Po e nisim fuqishëm”, duke treguar hapur mbështetjen për ekipin amerikan.
Zgjedhja e saj nuk është rastësore. Me Italinë jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, modelja ka vendosur të bëjë tifo për përfaqësuesen e SHBA-së, e cila drejtohet nga trajneri Mauricio Pochettino.
Pamjet e saj nga stadiumi janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta si për paraqitjen e saj, ashtu edhe për vendimin për të mbështetur kombëtaren amerikane.



