Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja, ku shfaqet pranë binjakëve të saj, shkruan Raporto24.
Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, artistja duket e buzëqeshur dhe plot lumturi, duke kaluar momente të veçanta me fëmijët e saj.
Fotografitë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë përgëzuar këngëtaren për familjen e bukur dhe momentet e ngrohta që zgjedh të ndajë me publikun.



