Lajmi për shtatzëninë e Xhulit vazhdon të jetë ndër temat më të komentuara në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga publiku dhe personazhe të njohura, shkruan Raporto24.
Mes atyre që kanë komentuar është edhe finalistja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu. Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ajo u shpreh mjaft kritike ndaj këtij vendimi.
Sipas Xhenetës, veprimi i Xhulit tregon egoizëm, duke deklaruar se ajo mendon vetëm për veten.
“Mendoj që është një veprim që tregon se e mendon vetëm veten dhe mendoj që ka të bëjë me faktin se je një njeri shumë egoist, njeri i keq”, u shpreh ajo në videon e publikuar.
Reagimi i saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku opinioni publik mbetet i ndarë mes atyre që e mbështesin Xhulin dhe atyre që e kritikojnë.


