Londrimi thyen heshtjen, zbulon të vërtetën e krisjes së “treshi përsheshi”

Miqësia që u krijua gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ishte ndër më të komentuara nga publiku. Megjithatë, kohët e fundit nisën të qarkullojnë zëra se raporti mes tyre kishte pësuar një ftohje, transmeton Raporto24.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi dy miqtë munguan në eventin e organizuar nga Londrim Mekaj, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
I ftuar në emisionin “SOL” me Adelina Hasanin, Londrimi vendosi të thyejë heshtjen dhe të flasë për situatën.
Ai pranoi se raporti mes tyre ka ndryshuar, por theksoi se nuk dëshiron të bëjë publike detajet e mosmarrëveshjes.
“Ka qenë një shoqëri shumë e bukur. Sot kemi raport, por natyrisht jo si përpara,” u shpreh ai.
Duke komentuar mungesën e tyre në eventin e tij, Londrimi zbuloi se mes tyre ka pasur një ftohje për arsye personale.

“Ka pasur një ftohje për disa çështje që janë më shumë personale. Me njerëzit e afërt ndonjëherë mbetet hatri edhe për gjërat më të vogla,” tha ai.
Megjithatë, ish-banori i BBVK-së bëri të ditur se nuk ka asnjë dëshirë ta shfrytëzojë këtë situatë për vëmendje mediatike, duke shtuar se shumë gjëra keqinterpretohen nga portalet.
Në fund, ai la të kuptohet se dera për një pajtim mbetet e hapur.

“Unë i respektoj shumë, i dua dhe do të vazhdoj t’i respektoj. Jemi njerëz të rritur dhe besoj se komunikimi është çelësi. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi,” përfundoi Londrimi me buzëqeshje.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU