Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpërblen kampionët e qytetit në sport

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport Gazmend Asllani, përmes një postim më faqen e tij zyrtare në facebook ka bërë të ditur se për klubet sportive, Komuna e Mitrovisë së Jugut ka ndarë 60.000 euro.

Shpërblimet janë ndarë për Klubin e Basketbollit Trepça për meshkuj 30.000 €, për vajza 5.000 €, ndërkohë për Klubin e Futbollit Mitrovica për meshkuj 10.000 €, derisa për vajza janë ndarë 15.000 €.

Ky shpërblim vjen si premtim i dhënë nga Kryetari i Komunës të Mitrovicës, Faton Peci për ekipet kampione, duke vlerësuar sukseset e tyre dhe kontributin në promovimin e sportit dhe të qytetit.

“Ky është një premtim i mbajtur dhe një dëshmi se investimi në sport nuk mbetet vetëm në fjalë, por shndërrohet në mbështetje konkrete për ata që, me punë dhe përkushtim, e bëjnë Mitrovicën krenare në arenën sportive”, shkruan Asllani.

Tutje, drejtori ka uruar të gjithë kampionët duke theksuar se sukseset e arritura janë frymëzim për brezat e rinj dhe motivim që ta mbështesin sportin edhe më fuqishëm.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU