Supremja e SHBA-ve mbron të drejtën e shtetësisë me lindje, rrëzon urdhrin e Trumpit

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të ruajë interpretimin e deritanishëm të së drejtës për shtetësi me lindje, duke mos e ndryshuar atë.

Në këtë mënyrë, ky institucion i drejtësisë rrëzoi urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili synonte t’u mohonte shtetësinë amerikane fëmijëve të lindur nga prindër që ndodhen në SHBA në mënyrë të paligjshme ose të përkohshme.

Vendimi bazohet në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës, i cili prej më shumë se 150 vjetëve garanton shtetësinë për pothuajse të gjithë personat e lindur në territorin amerikan, me disa përjashtime të kufizuara, raporton AP, përcjellë KosovaPress.

Gjykata theksoi se urdhri i Trumpit binte ndesh me interpretimin e konsoliduar të Kushtetutës dhe me legjislacionin federal, ndërsa kujtoi se kufizimet e propozuara nuk kishin hyrë në fuqi, pasi ishin bllokuar më herët nga disa gjykata më të ulëta.

Ky vendim u mirëprit nga presidenti i Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë(NAACP) Derrick Johnson që tha se verdikti paraqet një riafirmim të fuqishëm të Kushtetutës dhe të parimit të barazisë, duke theksuar se Gjykata mbrojti një nga garancitë themelore të demokracisë amerikane.

Vendimi u mor në ditën e fundit të sesionit të Gjykatës Supreme, e cila këtë mandat ka shqyrtuar disa çështje kyçe që lidhen me kompetencat presidenciale të Donald Trumpit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU