Pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës, ku u posht në penallti nga Paraguai, janë zbuluar disa detaje interesante
Sipas asaj që raporton ”BILD”, Leon Goretzka ka refuzuar të gjuante penalltinë e gjashtë apo atë vendimtare në serinë e penalltive, shkruan IndeksOnline.
Paniku te kombëtarja gjermane ishte i madh, pasi Manuel Neuer e mbajti gjallë shpresat për kualifikim, duke pritur penalltinë e Fabian Balbuenës.
Kapiteni i ekipit, Joshua Kimmich kërkoi një lojtar që të merrte përsipër gjuajtjen e radhës, ku fillimisht iu drejtua Leon Goretzkës, si lojtari më me përvojë në ekip, por ai hezitoi.
Më pas mbrojtësi i Bayern Munich e pyeti edhe Antonin, Brownin dhe Thiaw, por edhe ata refuzuan.
Kimmich u përpoq edhe një herë ta bindte Goretzkën, por ai sërish nuk pranoi.
Si pasojë, Jonathan Tah u detyrua të merrte përgjegjësinë, ndonëse nuk kishte gjuajtur kurrë një penallti në karrierën e tij si futbollist profesionist.
Tah e dërgoi topin mbi traversë, ndërsa Paraguai shënoi penalltinë e radhës, duke eliminuar Gjermaninë nga Kupa e Botës./Raporto24/
https://x.com/abertini1/status/2071978444875796845?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2071978444875796845%7Ctwgr%5E1b39813f33d845902f8979531f42f2c968d2caf6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fylli-gjerman-refuzoi-ta-godiste-penalltine-dalin-pamjet%2F


