Reshjet e mëdha të shiut bllokojnë rrugën në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë në fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar, rruga  magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, nga sasia e madhe e ujit, është e bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve.

Kështu u bë e ditur nga policia e rajonit të Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.

“Lusim shoferët e automjeteve që të përdorin rrugën alternative:  nga drejtimi Ferizaj-Gjilan, të perdorin rrugën e fshatit Zllatar ndërsa nga drejtimi i Gjilanit në drejtim të Ferizajt, të përdorin rrugën Dardani-Zllatar, rruga skaj kompanisë Metali i Ri. Policia është ne vendin e ngjarjes dhe po e orienton trafikun”, u tha në njoftim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU