Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj, një nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së për rajonin e Prizrenit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Sipas Totajt, Shoshaj ishte një patriot i përkushtuar që jetën ia ka kushtuar lirisë dhe atdheut, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në luftën çlirimtare.
Përveç kontributit të tij në luftë, ai ka shërbyer me përkushtim për shumë vite edhe si bashkëpunëtor i Komunës së Prizrenit, duke lënë gjurmë me profesionalizmin, korrektësinë dhe respektin që gëzonte te kolegët dhe qytetarët”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.


