Aktgjykimi në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve shpallet më 16 shtator

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka caktuar 16 shtatorin 2026, në orën 10:00, si datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen gjyqësore të Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca do të jetë publike dhe do të mund të ndiqet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe nga galeria për publikun në ambientet e gjykatës.

Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues bëri të ditur se koha e nevojshme për kuvendimet është zgjatur, në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor.

Sipas Trupit Gjykues, kjo zgjatje është arsyetuar nga nevoja për një vlerësim të plotë, të arsyetuar dhe të drejtë të të gjithë dokumentacionit të çështjes.

./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU