Ronaldo: Që 23 vjet jeni përpjekur të më ‘vrisni’

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i tij i fundit me Portugalinë, ndërsa iu përgjigj edhe kritikave që ka marrë për paraqitjet e tij në këtë kompeticion.

“Nuk jam më lojtari që kam qenë dikur, por nuk po jam edhe aq keq,” tha 41-vjeçari.

Ai shtoi: “Për 23 vjet jeni përpjekur të më ‘vrisni’, por e keni parë se nuk ia vlen. Do të ndalem kur ta vendos unë, jo kur ta vendosni ju.”

Sulmuesi portugez u shpreh se dëshiron ta zgjasë sa më shumë aventurën në Botëror.

“Ky do të jetë Botërori im i fundit, por shpresoj që nesër të mos jetë ndeshja ime e fundit.” Ndërsa në fund theksoi: “Çfarëdo që të ndodhë, do të largohem me ndërgjegje të pastër, sepse në jetë dhe në futboll kam dhënë gjithçka.”

Portugalia përballet sonte me Spanjën në 1/8 e finales, ndërsa mbetet për t’u parë nëse trajneri Roberto Martinez do ta aktivizojë Ronaldon nga minuta e parë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU