​Haxhiu sjell edhe “Adem Demaçin” në presidencë, te “Nëna Terezë”, “Adem Jashari” e “Ibrahim Rugova”

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, e ka bërë një ndryshim interesant te “statujat e vogla” dekoruese në kryezyrën institucionale të Republikës së Kosovës.

Aty, sot u pa edhe “Adem Demaçi”, bashkë me “Nënë Terezën”, “Adem Jasharin” dhe “Ibrahim Rugovën”.

Risia u vërejt në disa foto që presidenca i postoi në rrjete sociale, të martën, me rastin e takimit këtu të kryetares në detyrë, Haxhiu, me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras.

“Adem Demaçi” nuk është parë më herët, në vendin ku qe një kohë të gjatë bashkëjetojnë “Nëna Terezë”, “Adem Jashari” dhe “Ibrahim Rugova”.

Statuja e vogël e ish simbolit të rezistencës kosovare dhe përfaqësuesit politik të UÇK-së nuk ka figuruar në fotot e 30 qershorit që presidenca i ka postuar gjatë takimit të Haxhiut me Valentina Superti, drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, raporton KosovaPress.

“Demaçi” nuk ka qenë në presidencë as kur shefe këtu ishte Vjosa Osmani. /

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU