Mbappé zhbllokon rezultatin ndaj Marokut pas penalltisë së humbur, shënon gol spektakolar

Kylian Mbappé ka reaguar në mënyrën më të mirë pas penalltisë së humbur, duke zhbllokuar rezultatin për Francën në përballjen ndaj Marokut.

Sulmuesi francez fillimisht dështoi nga pika e bardhë, pasi portieri maroken Yassine Bounou priti goditjen e tij, por Mbappé nuk u dorëzua dhe në minutën e 60-të realizoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë Francës,shkruan Raporto24

Goli erdhi pas një aksioni të shpejtë të Francës, me Mbappén që tregoi klas dhe qetësi për të dërguar topin në rrjetë dhe për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Franca dhe Maroku po përballen në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, në një duel shumë të luftuar mes dy skuadrave./Raporto24/

https://x.com/FootballXtra365/status/2075330441914249429?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2075330441914249429%7Ctwgr%5E940e8602054c0340af0af5a52fd90468eb3026b4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fgaboi-nga-penalltia-por-mbappe-shenon-supergol-ndaj-marokos-video%2F

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU