Franca ka gjetur edhe golin e dytë në përballjen ndaj Marokut, duke e thelluar epërsinë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026,shkruan Raporto24
Vetëm pesë minuta pas golit të Kylian Mbappés, Ousmane Dembélé ka shënuar për 2:0, duke e afruar Francën edhe më shumë me kualifikimin në fazën tjetër të garës.
Dembélé, një nga lojtarët më të rrezikshëm të Francës në këtë ndeshje, e ka konkretizuar dominimin ofensiv të “Gjelave”, pas një periudhe presioni të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes marokene.
Franca tani është në avantazh të dyfishtë ndaj Marokut në këtë duel të vlefshëm për një vend në gjysmëfinale të Botërorit 2026./Raporto24/


