Franca është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës 2026, pas fitores ndaj Marokut.
“Gjelat” triumfuan me rezultat 2:0, falë golave të Kylian Mbappés dhe Ousmane Dembélés. Mbappé zhbllokoi rezultatin në minutën e 60-të, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Dembélé realizoi golin e dytë me një goditje spektakolare,shkruan Raporto24

Foto:Blerim Uka
Me këtë fitore, Franca vazhdon rrugëtimin drejt trofeut dhe siguron biletën për në gjysmëfinale, ndërsa Maroku eliminohet nga gara.
Dy yjet francezë, Mbappé dhe Dembélé, ishin protagonistët kryesorë të suksesit të “Les Bleus” në këtë përballje të madhe të Botërorit./Raporto24/

Foto:Blerim Uka


