Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se ka nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave,
Pacolli, ka thënë se, nuk do lejohet më stërmbushja e kontejnerëve pranë çerdheve, shkollave, parqeve dhe këndeve të lojërave, si dhe, ndalohet rreptësishtë grumbullimi i pakontrolluar i mbeturinave në rrugët me frekuentim të lartë qytetar, nga sektori i gastronomisë, si dhe nga furrat e bukës, marketet dhe çdo subjekt tjetër që përpunon apo shet ushqim.
‘’ Kemi urdhëruar pastrim, dezinfektim dhe deratizim urgjent të të gjitha hapësirave ku hidhen mbeturinat, për të shmangur çdo rrezik infeksioni apo epidemie.
‘’Kemi urdhëruar rritje të menjëhershme e frekuencës së zbrazjes së kontenjerëve dhe vendosja e kapakëve funksionalë në çdo kontejner (jo më kontejnerë të hapur që kundërmojnë). Menaxhimi i mbeturinave është detyrë ekskluzive e Komunave. Ato kanë saktësisht 7 ditë kohë për të vepruar dhe për të na raportuar dëshmitë e punës. Nuk do të pranojmë asnjë justifikim. Moszbatimi i kësaj urdhërese do të pasohet me inspektime të pandërprera në terren dhe gjoba maksimale.’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
Siguria, shëndeti publik dhe mjedisi i pastër janë prioritet absolut!
Me rritjen e temperaturave të verës, situata me mbeturinat e stërmbushura, erërat e këqija dhe rreziku nga brejtësit e insektet rreth kontejnerëve është kthyer në një alarm që nuk mund të tolerohet më! Për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari dhe fëmijëve tanë, sot kam nxjerrë një Urdhëresë Urgjente për menaxhimin e mbeturinave.
🚫 Nuk do të lejohet më stërmbushja e kontejnerëve pranë çerdheve, shkollave, parqeve dhe këndeve të lojërave. Ndalohet rreptësisht grumbullimi i pakontrolluar i mbeturinave në rrugët me frekuentim të lartë qytetar, nga sektori i gastronomisë (restorantet, kafenetë), si dhe nga furrat e bukës, marketet dhe çdo subjekt tjetër që përpunon apo shet ushqim!
🧹 Kemi urdhëruar pastrim, dezinfektim dhe deratizim urgjent të të gjitha hapësirave ku hidhen mbeturinat, për të shmangur çdo rrezik infeksioni apo epidemie.
🗑️ Kemi urdhëruar rritje të menjëhershme e frekuencës së zbrazjes së kontenjerëve dhe vendosja e kapakëve funksionalë në çdo kontejner (jo më kontejnerë të hapur që kundërmojnë).
⏳ Menaxhimi i mbeturinave është detyrë ekskluzive e Komunave. Ato kanë saktësisht 7 ditë kohë për të vepruar dhe për të na raportuar dëshmitë e punës.
Nuk do të pranojmë asnjë justifikim. Moszbatimi i kësaj urdhërese do të pasohet me inspektime të pandërprera në terren dhe gjoba maksimale.
Por jo vetëm kaq: komunat që dështojnë të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe nuk e respektojnë këtë vendim, do të përjashtohen nga çdo mbështetje financiare dhe nga grantet e Ministrisë!
Shëndeti i qytetarëve tanë dhe një mjedis i pastër e i sigurt nuk kanë kompromis. Të bëhemi bashkë për qytete të pastra!


