Moment emocionues: Henry i mban fjalim Francës dhe përqafon Mbappén

Thierry Henry ka bërë paraqitje befasuese në dhomat e zhveshjes te Franca, për ta përgëzuar ekipin pas fitores 2:0 në çerekfinale të Botërorit ndaj Marokut.

Legjenda franceze e futbollit e ka përgëzuar kapitenin Kylian Mbappe, ndërsa më pas foli edhe për atë që e ka impresionuar më së shumti tek ekipi i “Les Bleus”.

Ikona e Francës, fitues i Botërorit 1998, punon si analist në një televizion amerikan.

“Sinqerisht, djem, nuk di çfarë të them më. Në posedim, të jashtëzakonshëm si zakonisht. Por mua më impresionon më së shumti aftësia e ekipit për ta fituar topin sërish. Përgëzime për Didier Deschampsin, për ekipin, për tifozët”, ka deklaruar Henry.

Franca të martën në gjysmëfinale luan me Spanjën.

Video👇

https://x.com/i/status/2075483661701382454

https://x.com/equipedefrance/status/2075483661701382454?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2075483661701382454%7Ctwgr%5E35d7603e6761767f3fde891d4dc3b97cbf64149

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU