Anglia ka reaguar shpejt ndaj golit të Norvegjisë, duke rikthyer ekuilibrin në sfidën çerekfinale të Kupës së Botës 2026. Pas avantazhit të norvegjezëve me golin e Andreas Schjelderup, skuadra angleze ka gjetur menjëherë rrugën drejt barazimit, duke e çuar rezultatin në 1-1,shkruan Raporto24
Ndeshja ka nisur me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që po kërkojnë kontrollin e mesfushës dhe krijimin e rasteve. Norvegjia u tregua e rrezikshme në fazën sulmuese, ndërsa Anglia reagoi me forcë për të mos lejuar që kundërshtari të marrë epërsi psikologjike.
Me rezultatin 1-1 pas pjesës së parë, gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e dyta, ku të dyja kombëtaret synojnë një vend në gjysmëfinalen e Botërorit 2026.


