Sulmuesi i Argjentinës, Lautaro Martinez, ka vlerësuar bashkëlojtarin e tij Lionel Messi, duke theksuar një rekord historik që, sipas tij, e veçon kapitenin argjentinas nga çdo futbollist tjetër.
Martinez deklaroi se nga 8.975 futbollistë që kanë luajtur ndonjëherë në Kampionatin Botëror, Messi do të jetë i vetmi që do të luajë si titullar në tri finale të Kupës së Botës.
“Nga 8.975 futbollistë që kanë luajtur në historinë e Kupës së Botës, Lionel Messi do të jetë i vetmi që do të luajë tri finale të Botërorit si titullar. Ai është më i madhi i të gjitha kohërave”, u shpreh Martinez.
Messi ishte titullar në finalen e Botërorit të vitit 2014 ndaj Gjermanisë, në finalen e vitit 2022 kundër Francës dhe pritet ta nisë nga minuta e parë edhe finalen e radhës, duke vendosur një rekord unik në historinë e Kupës së Botës.
KosovaPress


