Rreth orës 17:00, një person është lënduar si pasojë e një incidenti me thikë në një lokal në sheshin e Podujevës.
Ndihma e shpejtë ka intervenuar dhe e ka dërguar të lënduarin për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.
Sipas Burimeve te Raporto24 , personi i dyshuar për kryerjen e therjes dyshohet se ka pasur edhe raste të mëparshme të ngjashme. Po ashtu, raportohet se ai është vëllai i një zyrtari policor hetues. Këto pretendime pritet të verifikohen nga organet kompetente./Raporto24/




