Policia e Kosovës ka hedhur poshtë si të pabazuara pretendimet e publikuara në komunikatën e Eparkisë Rashkë-Prizren, sipas të cilave Policia e Kosovës zhvillon një politikë institucionale të presionit, diskriminimit apo frikësimit ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Sipas PK-së, pretendime të tilla nuk mbështeten në fakte, nuk pasqyrojnë realitetin e veprimtarisë së Policisë së Kosovës dhe krijojnë një perceptim të rremë mbi mandatin, përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të institucionit.
Mes të tjerash, Policia e Kosovës deklaron
në TKF: 22 raste ose 63% kanë ndodhur ne objektet myslimane, 10 raste ose 29% në ato ortodokse dhe 3 raste ose 8% në ato katolike.
Gjatë periudhës janar-qershor 2026, janë evidentuar 34 raste në TKF: 27 raste ose 79% kanë ndodhur ne objektet myslimane, 5 rast ose 15% në ato ortodokse dhe 2 rast ose 6% ne ato katolike.
Natyra e rasteve që lidhen me TKF-në, në shumicën dërmuese të rasteve lidhet me përftime pasurore (vjedhje dhe vjedhje e rëndë).
Po ashtu në komunikatën e Eparkisë, përmendet një rast në një fshat të Podujevës. Lidhur me këtë rast më 21.05.2025, policia ka iniciuar rastin ‘Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’. Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë marrë në koordinim me organet e drejtësisë. Prokurorja e rastit me aktvendim të dyshuarit i liron në procedurë të rregullt dhe udhëzon vazhdimin e hetimeve në koordinim me institucionet përkatëse rreth pretendimeve se kujt i përket pronësia e kishës.
Sa i përket rasteve që lidhen me motive të mundeshe ndëretnike, këto raste trajtohen në vazhdimësi me paanshmëri e profesionalizëm. Rastet e tilla ndër vite kanë ardhur duke rënë, kështu në vitin 2023 janë evidentuar 31 raste, në vitin 2024 janë evidentuar 25 raste, në vitin 2025 janë evidentuar 5 raste.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë siguri për të gjitha komunitetet pa dallim, të ofrojë siguri për objektet e TKF-së dhe fton qytetarët që ashtu si deri më tani, të bashkëpunojnë me Policinë në mënyrë që të ruhet e rritet siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës.


