Fisnik Asllani është shumë pranë një transferimi të ri në karrierë. Sulmuesi kosovar i TSG Hoffenheimit raportohet se do të vazhdojë karrierën te RB Leipzig, pasi klubi nga Bundesliga shihet si favorit për ta siguruar shërbimin e tij.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, RB Leipzig është gati të aktivizojë klauzolën e largimit në kontratën e Asllanit dhe ka avancuar në garën për transferimin e tij,shkruan Raporto24
Me këtë lëvizje, Leipzigu pritet të mposhtë konkurrencën e disa klubeve të njohura evropiane. Për 23-vjeçarin interesim kishte shfaqur edhe Bayern Munichu, ndërsa lojtari më herët kishte konfirmuar se kishte pasur interesim nga klubi bavarez.
Përveç Bayernit, emri i Asllanit ishte lidhur edhe me Borussia Dortmundin dhe Barcelonën, por RB Leipzig duket se ka lëvizur më shpejt dhe është afër finalizimit të marrëveshjes.
Asllani, i lindur në Berlin me prejardhje kosovare, ka bërë paraqitje të mira me Hoffenheimin dhe konsiderohet një nga sulmuesit me perspektivë në futbollin gjerman.
Transferimi te Leipzig do të ishte një hap i rëndësishëm për karrierën e tij, pasi klubi njihet për zhvillimin e talenteve të rinj dhe promovimin e lojtarëve në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Mbetet të shihet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, ndërsa Asllani pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos./Raporto24/





