​Tentim-vrasje në Lipjan, plagoset një person me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 25 korrik 2026, është realizuar ekstradimi nga Kroacia në Kosovë i një shtetasi kosovar të identifikuar me inicialet A.G., i cili kërkohej me letër rreshtim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, ekstradimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër të institucioneve të drejtësisë së Kosovës, ndërsa dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.

Policia bëri të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU