No menu items!

Shpërndahen fotot e dy të dyshuarve që dërguan 20 vjeçaren pa shenje jete në Spitalin e Ferizajt

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka treguar për Gazetën Express se fotografitë e të dyshuarve që e dërguan një 20 vjecare pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt janë shpërndarë nëpër pikat kufitare dhe nëpër drejtoritë e Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se po ashtu është fotografuar makina e të dyshuarve e cila është me targa të Zvicrës dhe e njëjta është shpërndarë po ashtu.

“Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, tha ai për Gazetën Express.

Ndryshe, një vajzë rreth moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.