No menu items!

Afganët po vijnë në Kosovë, mbërrijnë rreth orës 19:00!

Mbi 100 afganë pritet që pasditen e sotme të arrijnë në Republikën e Kosovës.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se arritja e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës bëhet rreth orës 19:00.

Ndryshe, në rreth 120 afganët dje kanë mbërritur në Shqipëri.

Arritja e tyre në tokën shqiptare është bërë me avion civil nga Tbilisi, derisa për t’i mirëpritur ata në Rinas kanë dalë struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri.

Një pjesë e afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre. /Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.