No menu items!

Të martuara me bashkëshortët turk dhe japonez, dy nuset shqiptare ndajnë përvojat e tyre

Dashuria është ndjesia më e bukur në botë. Ajo nuk njeh moshë, fe dhe as kombësi. Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, e kanë ndarë dy vajza shqiptare, të cilat janë martuar me të huaj.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, gazetarja Mirilda Tili foli për martesën me bashkëshortin japonez, ndërsa konsulentja e gjumit, Ornela Kullolli ndau disa detaje nga martesa me bashkëshortin turk.

“Jemi plane të ndryshme. Mënyrën se si i kanë krijuar marrëdhëniet e tyre, jetesën e tyre. Ne dhe si karaktere jemi krejtësisht të kundërt. Ai është tipik japonez. Ti flet gjysmë ore, pasi ja ke shpjeguar shumë, në fund të thotë thjesht “ah”.  Ne me të vërtetë jemi krejtësisht të kundërt, por jemi të dy të çmendur për njëri-tjetrin. Kemi dy fëmijë, vajzën 10 dhe djalin 7.

Duke njohur vetën, mund të them ai ishte zgjedhja më e mirë që mund të kisha. Ne jemi njohur në koren e Jugut, ishim aq të ngjashëm sa kopje e njëri-tjetrit. Vetëm se ishim me gjini të ndryshme”, u shpreh Mirilda.

“Unë jam tipike shqiptare gjaknxehtë. Ai është shumë i qetë më i miri që mund të gjeja. Njohja jonë erdhi si pasojë e karakterit të tij të duruar dhe të sjellshëm. Kështu unë mora vendimin  brenda tre muajsh të transferohesha në Stamboll që të mos humbja kohë në një lidhje në distancë.

Është mirëpritur nga familja ime sepse ishte koha e telenovelave turke. Më thoshin prindërit shko shikoje një herë se ça bëhet andej, a janë vërtetë ashtu. Shko tako ata aktorët”, deklaroi Ornela.

Për ta shikuar të plotë intervistën, klikoni këtu – VIDEO

/abcnews.al

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.