No menu items!

Situata e rënduar me pandeminë në Kosovë, infektologu Tolaj: Jemi në kushtet e mbylljes, qeveria reagoi me vonesë

Mjeku infektolog në universitetin e Mjekësisë në Prishtinë, Ilir Tolaj hodhi akuza ndaj qeverisë për situatën e rëndë të krijuar me koronavirusin në Kosovë me veprimin e saj të ngadaltë dhe heqjen e masave për shumë aktivitete.

Ai tha se lejimi i dasmave, lokaleve të natës dhe disa aktiviteteve të tjera çoi në rritjen e shifrave të infektimeve. Sipas mjekut Tolaj, Kosova është në situatën kur duhet mbyllur sërish.

“Lirimi i masave në përmasat që ishin në Kosovë është një prej shkaqeve se përse kemi një situatë të tillë më valën e katërt të pandemisë dhe përhapja e Deltës e ka bërë të vetën. Qeveria veproi në mënyrë të ngathtë të vonuar edhe kur rastet nisën të shtohen, lejoi lokalet e natës dhe kafeteritë me orar të gjatë.

Asnjë nga këto veprimtari nuk u shoqërua me masa minimale antiCovid. Në Kosovë duke lejuar punën e disa segmenteve ne tashmë po përballemi me pasoja dhe vuajtje. Duke synuar të lejojmë një jetë të lirë ekonomike jemi në situatën të mbyllemi në tërësi”, u shpreh Tolaj në A2.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.