No menu items!

Jose Mourinho e këshillon Granit Xhakën, pasi futbollisti shqiptar u infektua me COVID-19: Merre vaksinën dhe je i sigurt

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, i ka shkruar direkt mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, se duhet ta marr vaksinën, pasi ky i fundit është prekur nga COVID-19.

Trajneri i njohur portugez ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për t’i komentuar Xhakës që ka vendosur të refuzojë vaksinimin.

Xhaka ka munguar për Zvicrën në ndeshjen e së mërkurës ndaj Greqisë pasi rezultoi pozitiv për COVID-19, ndërsa ka gjasa të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës ndaj Italisë dhe Irlandës Veriore, pasi aktualisht është në karantinë.

Federata e Zvicrës ka konfirmuar se Xhaka ka refuzuar të vaksinohet, si i vetmi futbollist i ekipit kombëtar që nuk e ka bërë këtë gjë.

Mourinho ka shfrytëzuar postimin e fundit të Xhakës me ekipin kombëtar për t’i komentuar.

“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt”, ka shkruar portugezi. Nuk ka munguar as përgjigja e Granitit, duke e falënderuar trajnerin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.