No menu items!

Shefi i Modernas: Pandemia mund të marrë fund për një vit

Shefi Ekzekutiv i Modernas, Stéphane Bancel ka thënë se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron furnizime globale.

“Nëse shikoni zgjerimin e gjerë të industrisë të kapaciteteve prodhuese gjatë gjashtë muajve të fundit, doza të mjaftueshme duhet të jenë në dispozicion deri në mes të vitit të ardhshëm në mënyrë që të gjithë të mund të vaksinohen”, tha ai për gazetën zvicerane Neue Zuercher Zeitung.

Bancel tutje tha se vaksinimet së shpejti do të jenë në dispozicion edhe për fëmijët.

Ata që nuk vaksinohen do të imunizohen natyrshëm, sepse varianti Delta është kaq ngjitës. Në këtë mënyrë ne do të përfundojmë në një situatë të ngjashme me atë të gripit. Ju ose mund të vaksinoheni dhe të keni një dimër të qetë. Ose ju nuk vaksinoheni dhe rrezikoni të sëmureni, dhe ndoshta edhe të përfundoni në spital”.

I pyetur nëse kjo nënkupton një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, ai tha: “Nga sot, në një vit, supozoj”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.