No menu items!

Aktori i “Friends” i prekur nga kanceri, e mbante të fshehur prej 3 vitesh

Një nga yjet e serialit “Friends”, James Michael Tyler, ka deklaruar që vuan nga kanceri i prostatës. Aktori i njohur me rolin e tij si ‘Gunther’ ka zbuluar se është duke u përballur me këtë sëmundje që nga shtatori i vitit 2018, por e ka mbajtur të fshehë nga publiku.

Tyler tha se aktualisht po bën kimioterapi dhe se për këtë arsye nuk është bërë pjesë e ribashkimit të serialit.

Kujtojmë se plot 17 vite pas puntatës finale të “Friends”, protagonistët e një prej serialeve më të ndjekura të të gjitha kohërave u rikthyen në një “reunion” ekskluziv për HBO Max.

Rikthimi nuk ishte një episod i vërtetë, por një retrospektivë e përgjithshme mbi serialin, e rrëfyer drejtpërdrejtë nga aktorët që ishin pjesë e tij. Rejçëll, Monika, Fibi, Xhoi, Ros dhe Chandler, u ulën edhe një herë në divanin ikonë, nga ku i kanë dhuruar kaq shumë të qeshura adhuruesve të tyre, duke folur pa doreza për përzgjedhjen e kastit, miqësinë e fortë brenda dhe jashtë shesh-xhirimit, duke zbuluar edhe shumë prapaskena.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.