No menu items!

Policia e Kosovës ndalon “larjen e hesapeve” në mes nxënësve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërhyrë në një konflikt në mes të disa nxënësve të një shkollë në Prishtinë ku ndaluan parashkallëzimin e këtij konflikti.

Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se disa nxënës e kishin lënë një takim për të ‘zgjidhur’ mosmarrveshjet mes tyre.

“Reagimi policor për shoqëriminin e katër personave/nxënësve, në stacion policor, u realizua dje (08.10.2021), pas marrjes së informatave se personat në fjalë, ( nxënës të klasëve të nënta) kishin lënë një takim për të “zgjidhur” mosmarrveshjes mes tyre.  Pas përfundimit të intervistimit, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, prindërve të nxënësve të përfshirë, personat e dyshuar janë proceduar më tej, në koordinim me prokurorin për të mitur

Vlerësojmë shumë, kontributin e secilit qytetar. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”, thuhet në komunikatë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.