No menu items!

Lajm fantastik: Shkencëtaret në Britani i japin goditje fatale sëmundjes së kancerit

Kombinimi i ilaçeve të imunoterapisë mund të sigurojë një trajtim më efektiv dhe me më pak efekte anësore sesa kimioterapia

Një trajtim i ri i kancerit mund të zhdukë përfundimisht tumoret tek pacientët e sëmurë, kanë zbuluar shkencëtarët.

Sipas studiuesve në Institutin e Kërkimeve të Kancerit (ICR), Londër dhe në fondacionin e besimit Royal Marsden – NHS, në një provë të kryer me një “koktej” ilaçesh imunoterapike – sistemi imunitar i pacientëve të sëmurë ‘e pranoi’ këtë përzierje ilaçesh duke shkaktuar vdekje të qelizave kanceroze dhe duke nxitur kështu “një prirje pozitive për mbijetesë”.

Një pacient, i cili pritej të vdiste katër vjet më parë, e ndau me The Guardian momentin “mahnitës” që infermierët e thirrën atë javë pasi ai iu bashkua studimit, për t’i thënë se tumori i tij ishte “zhdukur plotësisht”. Gjyshi 77-vjeçar tani është pa kancer dhe e kaloi javën e shkuar në një lundrim, i lumtur së bashku me gruan e tij.

Përveç rritjes së shanseve afatgjata për mbijetesë të pacientëve, trajtimi me imunoterapi gjithashtu shkaktoi shumë më pak efekte anësore në krahasim me natyrën shpesh rraskapitëse të kimioterapisë.
Fotografia: Alamy Stock Photo

Shkencëtarët zbuluan se kombinimi i barnave nivolumabdhe ipilimumab çoi në një zvogëlim të madhësisë së tumoreve të kokës dhe qafës tek pacientët e sëmurë. Tek disa, kanceri u zhduk krejtësisht, dhe mjeket mbetën të habitur dhe të befasuar për të mirë kur nuk gjetën asnjë shenjë dalluese të sëmundjes.

Kombinimi i dy ilaçeve të imunoterapisë mund të krijojë një armë të re efektive kundër disa formave të kancerit, besojnë ekspertët. Rezultatet nga provat e tjera të kombinimit të ilaçeve kanë sugjeruar më parë përfitime të ngjashme për pacientët me kancer në veshka, lëkurë dhe zorrë.

Shkencëtarët thanë se përveç rritjes së shanseve afatgjata për mbijetesë të pacientëve, trajtimi me imunoterapi gjithashtu shkaktoi shumë më pak efekte anësore në krahasim me natyrën shpesh rraskapitëse të kimioterapisë “ekstreme”, e cila është trajtimi standard i ofruar për shumicën e pacientëve të diagnostifikuar me kancer.

Rezultatet e provës në fazën e tretë, që përfshiu pothuajse 1000 pacientë që ishin në prag të vdekjes nga kanceri i kokës dhe qafës, ishin statistikisht jo të rëndësishëme, por megjithatëe ishin “klinikisht domethënëse, tha ICR, për të njëjtit pacientë që jetonin me muaj ose vite duke i vuajtur efektet anësore.

“Këto rezultate janë premtuese.” – tha Prof. Kristian Helin, shef ekzekutiv i ICR, për The Guardian. “Imunoterapitë janë trajtime më të mira, më të forta dhe mund të sjellin përfitime të konsiderueshme për pacientët.”

Çdo vit, rreth 12000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen me kancer të kokës dhe qafës dhe për fat të keq shumë prej tyre arrijnë të diagnostikohen vetëm në fazat kur kanceri veçse ka ‘përparuar’.

Ekziston një nevojë urgjente për trajtime të mira e më të mira, për këta pacientë që të mund t’i mbajnë ata gjallë më gjatë sesa standardi aktual i ofruar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.