No menu items!

Vdes 27 vjeçarja kosovare, konsumoi produkt për pastrimin e toaleteve

Një 27 vjeçare nga Komuna e Shtimes, por me vendbanim në Francë ka vdekur në orët e para të mëngjesit pasi e njëjta dyshohet se konsumoi substancë korzive-asid për pastrimin e toaleteve.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, rreth orës 00:20 e njëjta ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, por që nuk ka arritur t’u bëjë ballë dëmeve shëndetësore si pasojë e acidit për pastrim.

Vdekja e 27 vjeçares është konfirmuar rreth orës 03:40

“Në mesnatë kemi pranuar një informatë se në emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, nga ndihma e shpejt ishte sjell një person i gjinisë femërore, e lindur në vitin 1994, nga komuna e Shtimes, me vendbanim ne shtetin e Francës, e cila dyshohet se ka konsumuar substancë korozive-acid për pastrimin e banjove. Njësiti patrullues iu ka përgjigjur thirrjes ku kanë kontaktuar me mjeket kujdestar në Emergjencë”, thuhet në raportin e policisë të siguruar.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.