AAK nuk i shkon Osmanit në takim: Zgjedhjet në Veri të shtyhen

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovëës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se nuk do të shkojnë në takimin e thirrur nga Presidentja, Vjosa Osmani ku pritet të diskutohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore me shumicë serbe.

Sipas AAK-së, zgjedhjet në Veri duhet të shtyhen pasi vlerësojnë se nuk është momenti i duhur për mbajtjen e tyre.

‘Qëndrimi i AAK-së për zgjedhjet në veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshem për mbajtjen e tyre. Këtë qendrim e kemi bërë publik tash e sa ditë. Duke pasur parasysh këtë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK-së në takim me Presidenten!”, thuhet në përgjigjen për Sinjalin.

Ndryshe, në zgjedhjet e 18 dhjetorit nuk do të marrin pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili kishte thënë për Gazetën Sinjali se AAK-ja nuk merr pjesë në zgjedhje me arsyetimin sepse “është vendim i nxituar dhe i rrezikshëm”.

“AAK nuk merr pjesë në këto zgjedhje sepse vlerësojmë se vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve në veri të vendit, në këtë situatë është i nxituar dhe i rrezikshëm”, tha Xhemaili.

Ndryshe, nga AAK, dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht ftesësë së Osmanit.

Ndërkaq sot,në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u tha se ky organ vazhdon me përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Sipas tyre, nuk është në kompetencën e KQZ-së që të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve.

Ndërsa sa i përket raportit të dërguar tek presidentja Vjosa Osmani, KQZ tha se vetëm e ka informuar atë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por nuk ka dhënë rekomandime.

Në këtë mbledhje, e cila u mbajt më 10 dhjetor, u vendos që të shtyhet afati për nominimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve.

Me 11 vota për dhe asnjë kundër u vendos që ky afat të shtyhet deri më 13 dhjetor. Sipas tyre, kjo shtyrje nuk ndikon në procesin zgjedhor.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU