No menu items!

Qemajl Mustafa e krahason Lutfi Hazirin me Pablo Eskobarin, bënë thirrje të votohet Alban Hyseni

Shkruan: Qemajl Mustafa

UNË I BESOJ NDRYSHIMIT NË GJILAN PO ASËSESI NUK I BESOJ “PABLO ESCOBARIT” TË VOGËL TË GJILANIT DHE KLANIT TË TIJ KRIMINALE

kuptoj nevojën e ndonjërit për shfryerje mllefi ndaj LVV-së dhe Alban Hysenit sepse mentaliteti dhe skena politike kosovare, fatkeqësisht, ka krijue armiq e jo rivalë politikë në arenën demokratike. Por, më shumë se ky “mirëkuptim”, e dij që vazhdimi i qeverisjes me Lutfi Hazirin dhe me LDK-në është katastrofik për Gjilanin. Thjeshtë, vazhdimi me këta njerëz është përcaktim për me e fundosë komunën e me vazhdue me e pasurue dhe me ia zgjatë jetën Lutfi Hazirit me rrethin e tij kriminal. Populli i Gjilanit ka sens më të hollë se sa thirrjet e do përfituesve të rastit e të çastit për me e përkrahë Lutfi Hazirin dhe bandën e tij.

Ndonjërit që nuk e ka përkrahë deri dje sepse “kinse” e kishte partinë e tij në garë dhe që ia ka nisë me e përkrah sot mundet edhe me i ra mirë por kjo ka me ndodhë krejtë rastësisht. Edhe Pablo Escobarin e Kolumbisë e kanë dashtë disa mijëra njerëz të Kolumbisë sepse fëlliqitë dhe megakrimin e tij është mundue me e kamuflue me aspekte “humanitare” për shtresat e shtrira përtokë. Por, Pablo nuk ka arritur kurrë ta mashtrojë as popullin kolumbian e aq më pak Amerikën e cila ia përcaktoi fundin. Dhe fundin e tij tragjikomik e kemi të gjithë të njohur. Është momenti i duhur me i lënë inatet e frustrimet dhe me e votue ndryshimin dhe shpresën për një komunë të të gjithëve pa dallim dhe në të cilën secili e ndien vehten edhe krijues edhe hisedar. Për një komunë me demokraci stabile, me zhvillim dinamik, pa krim e pa korrupsion. Popull i Gjilanit, mos u mashtro sepse pastaj ske kujt me ju ankue. Mos e perkrah të keqen e të shëmtuarën në oborrin tënd sepse ti je i Zoti i shpisë.Voto për ndryshim.

Voto për Alban Hysenin i cili në këtë çast, bashkë me subjektin e tij LVV por edhe me ndihmën e qartë e të parezervë të PDK, AAK, AKR, KDTP, VATRA, PD, Lulzimit, Ganiut e të mijëra qytetarëve të tjerë jopartiakë është e vetmja shpresë e këtij ndryshimi.LDK duhet të ikë sa më parë dhe si e vetme në opozitë sepse kjo është më shumë se e nevojshme për Gjilanin. Jam shumë i sigurtë që ky ndryshim ka me ndodhë edhe përkundër disa zërave e thirrjeve qofshin ato edhe të liderëve lokal e qendror të subjekteve që i theksova. Gëzuar Gjilan!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.